mission

Misioni

Ne jemi te vendosur që  të  rrisim biznesin tonë,  duke përqafuar ndryshimet më  të  reja teknologjike, duke zhvilluar partneritete të  fuqishme dhe duke u fokusuar në  klientin tonë,  që  gjithmonë  duhet të  ndahet i kënaqur. Misioni ynë  është, përdorimi i resurseve adekuate në  kohën e duhur, për të  fuqizuar potencialin e biznesit të  klientit tonë, duke ngritur konkurueshmërinë  e biznesit në  treg.

vision

Vizioni

PROMOKS dëshiron të  ndryshojmë  të  ardhmen e shitjes me pakicë, duke punuar ngushtë  me klientet tanë , në  mënyrë  që  të   kuptojnë modelet e bizneseve, teknologjitë  dhe kërkesat e konsumatorëve, tash dhe në  të  ardhmen. Promoks sjell vizion, inspirim, motivim dhe koncepte të  ndryshme, të  cilat kompanitë  vendore i vejnë  në  veprim, ku edhe fillon transformimi i kompanive.

objectives

Objektivat

Ne punojmë së bashku me nderrmarjet për të  identifikuar dhe analizuar sfidat e tyre, implementojmë  zgjedhjen e problemeve, dhe sjellim ndryshim, që  adreson sfidat që  vijnë  në  kohën e sotme. Aftesitë  tona teknologjike, eksperienca në  fushën e shitjes me pakicë , sistemet dhe ekspertiza në  aplikacione, gjithashtu angazhimi ekipor, i ndihmojnë  bizneset e shitjes me pakicë,  që  të  arrijnë  suksese dhe të  arrijnë  qëllimet e tyre përfundimtare.

Për Promoks

Promoks është ekip shumë i vlefshëm, që do të fuqizojë ekipin tuaj dhe do të iu jep ide te reja, përmes të cilave, ekipi juaj do të mund te tejkalojë sfidat që ka. Ne ofrojmë sherbimin ku ekipi ynë i bashkangjitet kompanisë suaj, për një kohë të shkurtë që të analizojë dhe hulumtojë, cilat janë nevojat në të cilat duhet të fokusohemi. Ne do të identifikojmë dhe të sjellim zgjedhje të problemeve. Ne gjithashtu do të udhëzojmë dhe të trajnojmë ekipën tuaj, që puna e tyre të jetë efektive dhe e qëndrueshme.

Kërko një thirrje

Nëse jeni të interesuar në shërbimet tona, ju lusim të lini informatat tua dhe një nga ne do të ju kontaktojmë.

I would like to discuss: